Ofertë 30 milionë euro, gati kontrata trevjeçare

- Bota Sot

Ofertë 30 milionë euro, gati kontrata trevjeçare

Kingsley Coman mund të mbyllë pas gati një dekade aventurën e tij te Bayern Munich. Sipas “Sky Sport DE”, Al-Nassr i Cristiano Ronaldos po përgatit një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh për kartonin e sulmuesit francez, ndërsa për lojtarin është gati një kontratë trevjeçare, e vlefshme deri në vitin 2028.

Megjithëse sezonin e kaluar zhvilloi mbi 2000 minuta lojë me fanellën e bavarezëve, konkurrenca e ashpër nga Luis Diaz, Serge Gnabry dhe i riu Wisdom Mike e ka kufizuar hapësirën e tij në skuadër.

I lindur në vitin 1996, Coman ka një të kaluar edhe tek Juventusi, ku luajti një sezon e gjysmë (2014-2015) pas transferimit nga PSG, duke regjistruar 22 paraqitje dhe një gol. Ironikisht, pas kalimit te Bayerni në 2015, ishte pikërisht ai që shënoi golin që eliminoi bardhezinjtë nga Champions League.

Gjatë periudhës së tij te Bayerni, Coman ka luajtur 339 ndeshje, ka shënuar 72 gola dhe ka dhënë 63 asistime. Në sezonin 2024/25, ai kontribuoi me 9 gola dhe 6 asistime në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot