Dy javë para nisjes së futbollit në Shqipëri, merret vendimi

- Bota Sot

Dy javë para nisjes së futbollit në Shqipëri, merret vendimi

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka ndryshuar datat e nisjes së kampionatit në Superiore dhe Kategorinë e Parë. Fillimisht ishte parashikuar data 23 gusht, ndërsa tani vendimi përkon me 19 gusht.

Ende nuk ka një njoftim konkret se përse ka ardhur kjo zhvendosje e datave.

Në javën e parë Elbasani do të pres Flamurtarin, Bylsi përplas “brirët” me Tiranën, Partizani duelon me Vorën, Teuta mirëpret Dianmon e Ilir Dajës, ndërsa Vllaznia dhe Egnatia do të kenë shansin të përsërisin “finalen” e edicionit të shkuar.

“Futbolli shqiptar po bëhet gati të ngrejë siparin e edicionit të ri. Më 19 gusht nis kampionati “Abissnet Superiore” ndërsa më 26 gusht fillon sezoni i ri i “Kategorisë së Parë”.

Përgatitjet kanë nisur jo vetëm nga klubet pjesëmarrëse, por edhe nga arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushë”, njoftimi i FSHF-së.



Lexoni të gjitha në Bota Sot