Pep Guardiola ishte gjithë buzëqeshje teksa foli para ndeshjes miqësore të Manchester City-t kundër Palermos sonte.
Trajneri i City-t, i cili ka qenë shpesh vizitor në Itali gjatë karrierës si lojtar dhe trajner, ka qenë në humor të mire gjatë përgatitjeve të ekipit. Megjithatë, një temë në veçanti i tërhoqi vëmendjen: kalimi i Kevin De Bruyne te Napoli.
Mesfushori belg, i cili u bë legjendë për City-n dhe Premierligen gjatë dekadës së fundit nën drejtimin e Guardiolës, i dha fund kohës së tij në Manchester këtë verë dhe u largua si lojtar i lirë për t’u bashkuar me Napolin e Antonio Contes.
Ky transferim ishte një nga temat më të diskutuara në fillim të merkatos, duke hapur debat mbi mënyrën se si De Bruyne do të përshtatet me seancat stërvitore famëkeqe të lodhshme të Contes.
“Është pak e çuditshme ta shohësh atë duke u stërvitur me Napolin,” pranoi Guardiola, “por unë dhe e gjithë familja e City-t kemi shumë kujdes për Kevin dhe jemi të bindur që ai do të bëjë gjëra të mira gjatë kohës së tij në Itali dhe do të mësojë gjëra të reja nga një trajner i nivelit më të lartë si Conte, një nga më të mirët – jo vetëm tani, por edhe në histori. Shpresoj që ai, bashkëshortja e tij dhe e gjithë familja e tij të ndihen si në shtëpi në Itali".