Arsimi i Çegranit, debutues i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, importon pikë nga Kumanova.
Derbi mes skuadrave shqiptare, Bashkimi e Arsimi, ka përfunduar baras (1:1) në hapje të kampionatit.
Atmosferë e bukur e shikueshmëri e madhe në Kumanovë dhe një ndeshje e luftuar deri në fund!
Bashkimi nuk mori më shumë se një pikë si vendas e Arsimi kthehet ballëlart nga ky udhëtim.
Për Bashkimin shënoi Simonovski (63’) e për Arsimin Besagiq (31’}.