Trepça ’89 e Mitrovicës është në vlugun e përgatitjeve për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
\Në kuadër të kësaj edhe po përforcohen që të janë sa më të fortë në luftë për kreun e tabelës, që të rikthehen në shoqërinë e më të mirëve.
“Trepça’89 ka kompletuar transferimin e futbollistit premtues Bleart Kastrati, i cili nga sot do të mbrojë ngjyrat e “minatorëve”!
Blearti luan pozitën e mbrojtësit të krahut dhe njihet për lojën e tij energjike, vizionin në fushë dhe vendosmërinë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Me këtë transferim, skuadra jonë forcohet edhe më shumë për sfidat e sezonit të ri< njofton FC Trepça ’89.
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Trepçës’89. E ndjej veten si në shtëpi dhe jam gati të luftoj për objektivat e klubit”, tha Bleart Kastrati.