Mourinho: Një nga sfidat më të bukura të karrierës sime

- Bota Sot

Mourinho: Një nga sfidat më të bukura të karrierës sime

Trajneri portugez, Jose Mourinho, në një intervistë për ‘Futebol Total’, rikthehet te fazat më të rëndësishme të karrierës së tij dhe përshkruan me entuziazëm përvojën me Romën.

“Mendoj se Portoja ime ka mbetur në histori. Chelsea nga 2004 deri në 2006 ishte skuadra më e fortë e Premier League-s. Arsenali ishte i pamposhtur për një sezon, por ne qëndruam të pamposhtur për dy. Interi fitoi gjithçka. Por Roma për mua ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme,” tha Mourinho.

Trajneri kujton me krenari triumfin në Conference League dhe dy finale europiane radhazi, duke theksuar vështirësitë me të cilat përballoi klubin: “Të fitoje me të gjitha problemet tona, kufizimet e ‘Fair Play-t Financiar dhe pa mundësi për merkato… pra, Roma është pa dyshim një nga punët më të bukura të karrierës sime.”

Ai përmend edhe bashkimin e klubit dhe rikthimin e tifozëve në stadium: “Arrita të bashkoj një klub që nuk ishte i bashkuar, të riktheja në stadium shumë tifozë që ishin larguar dhe të ktheja stadiumin në një impiant me kapacitet të plotë në çdo ndeshje.”

Mourinho përfundon duke e përshkruar përvojën në Romë si diçka të veçantë që do ta mbajë gjithmonë në zemër. Ai ishte në krye të Romës nga vera e 2021 deri në janar 2024, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot