Futbollisti Anis Mehmeti është prej me të merituarve për fitoren e thellë të skuadrës së Brictol Cityt (4:1) në konak të Sheffield Utd, në hapje të garave në Championship (Liga e Dytë e Anglisë).
Mehmeti ka shënuar golin në minutën e 46-të për epërsinë 1:3.
Për Sheffield Utd shënoi Campbell (14’) dhe për mysafirët Twine (5), McCrorie (26), Mehmeti (46) e Tëine (51).
Bristol City tani për tani kryeson me 3 pikë e Sheffield Utd është në fund të renditjes me 0 pikë.