Milani barazon në miqësoren ndaj Leeds, debuton edhe Jashari

- Bota Sot

Milani barazon në miqësoren ndaj Leeds, debuton edhe Jashari

Milan i drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren kundër Leeds, e zhvilluar në Aviva Stadium të Dublinit.

Pavarësisht një fillimi më të mirë nga skuadra angleze, që rrezikoi me një traversë të goditur nga Stach, ishin kuqezinjtë ata që kaluan në avantazh në minutën e 31-të me golin e Gimenez.

Në pjesën e dytë, Stach u bë sërish protagonist duke barazuar rezultatin me një goditje të fuqishme nga distanca, që gjeti të papërgatitur portierin Terracciano.

Në minutat e fundit, Milani iu afrua golit të dytë me një goditje me kokë që u ndal nga traversa pas devijimit të portierit të Leeds, Darloë.

Pas kësaj ndeshjeje, kuqezinjtë do të kenë disa orë pushim përpara se të udhëtojnë drejt Londrës, ku nesër do të përballen me Chelsean e trajnerit Enzo Maresca. Kujtojmë që sot nga minuta e parë ishte në fushë edhe Jashari, i cili luajti për 1 orë lojë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot