Rowan Human, gati firma me Partizanin

- Bota Sot

Rowan Human, gati firma me Partizanin

Rowan Human është lojtari i ri që Partizani pritet të zyrtarizojë këto ditë.

Futbollisti i datëlindjes 11 janar 2001, në rolin e mesfushorit sulmues, është duke kryer vizitat mjekësore dhe pritet të hedhë firmën mbi kontratën me klubin e kuq për t’u vënë më pas nën urdhërat e trajnerin Milinkoviç.

Human e ka nisur karrierën e tij tek Biduest Vids. Për një sezon do të ishte pjesë e skuadrës izraelite Makabi Tel-Aviv për të shkuar me huazim po në kryeqytetin e Izraelit, Beitar Tel-Aviv Baitam me të cilën luajti 25 ndeshje e shënoi pesë gola.

Më tej për dy sezone do të luante tek Mantzburg Junajted, 46 ndeshje e 10 gola, e sezonin e fundit ishte tek ArnaZulu. Me Kombëtaren e Afrikës së Jugut ka luajtur 8 ndeshje e ka shënuar një gol, kurse me atë olimpike 2 ndeshje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot