Zelensky dhe Starmer diskutojnë luftën në Ukrainë

- Bota Sot

Zelensky dhe Starmer diskutojnë luftën në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Keir Starmer, sipas “Reuters”.

Zelensky tha se të dy liderët ndanin të njëjtin mendim mbi rrezikun e planit të Rusisë për “te reduktuar gjithçka në diskutimin e të pamundurës”.

Presidenti ukrainas ka kryer një seri telefonatash gjatë ditëve të fundit me liderët e vendeve aleat.

Këto ndodhen pas vizitës së të dërguarit të presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, në Moskë dhe njoftimit të një takimi të planifikuar mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, më 15 gusht, në Alaskë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot