50 milionë euro nga Newcastle dhe Tottenham

- Bota Sot

50 milionë euro nga Newcastle dhe Tottenham

Edhe pse javën e fundit ka marrë dy oferta shumë të mira nga Newcastle dhe Tottenham, në vlerën e 50 milionë eurove, për Ferran Torres, Barcelona ka vendosur t’i refuzojë, duke vendosur të mbajë sulmuesin në ekip për sezonin e ri.

Sulmuesi spanjoll, i cili më parë ishte në listën e largimeve, ka fituar një vend në skuadër pas performancave të shkëlqyera sezonin e kaluar.

Roli i tij si një zëvendësues i vlefshëm ka bërë që ai të fitojë besimin e Hansi Flick, i cili ka kërkuar posaçërisht që thelbi i ekipit të sezonit të kaluar të mbetet i pandryshuar.

Pavarësisht tundimit financiar, Laporta dhe Deco kanë vendosur të mbajnë në ekip Ferran Torres. “Nuk duam të shkaktojmë trazira midis stafit të trajnerëve me largime të rëndësishme”, mësohet të kenë thënë Laporta dhe Deco në mbledhjen me anëtarët e bordit.

Vetë Torres e ka bërë të qartë se qëllimi i tij është të qëndrojë te Barcelona. Sipas burimeve të brendshme, sulmuesi është i hapur për të rinovuar kontratën e tij dhe për të qenë i lidhur me projektin e Hansi Flick në një plan afatgjatë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot