Liverpool po ndërton një skuadër të fortë këtë verë nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.
Pas disa përforcimeve në sulm dhe mesfushë, klubi synon të afrojë një mbrojtës cilësor.
Emri kryesor është Marc Guehi i Crystal Palace, i cili është në vitin e fundit të kontratës. Liverpool është favorit për firmën e tij, përkundër konkurrencës nga Chelsea dhe Newcastle.
Palace kërkon rreth 40 milionë euro për ta lejuar largimin. Guehi ka një marrëveshje personale me klubin dhe preferon kalimin te Reds.