Është bërë e ditur arsyeja pse kampionët e Evropës, Paris Saint-Germain, kanë vendosur të zëvendësojnë Gianluigi Donnarumman, mes raportimeve që lojtari dëshiron t’i bashkohet Manchester United.
Portieri italian ishte pjesë thelbësore e fushatës fituese të PSG-së në Ligën e Kampionëve, përfshirë edhe një paraqitje vendimtare ndaj Arsenalit në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.
Megjithatë, e ardhmja e ish-portierit të Milanit mbetet e pasigurt. Me vetëm një vit të mbetur në kontratë, Donnarumma është konsideruar si i panevojshëm nga drejtuesit në ‘Parc des Princes’.
PSG beson se Manchester United i Ruben Amorim, si dhe Chelsea dhe Inter, do të bëjnë oferta për portierin përpara mbylljes së afatit kalimtar.
Mes gjithë spekulimeve për të ardhmen e tij, duket se Donnarumma është edhe më afër largimit.
Luis Enrique thuhet se preferon një portier më të aftë me topin në këmbë, dhe Chevalier përputhet më shumë me këtë profil sesa Donnarumma.
Ndërkohë, sipas ESPN, është spekuluar se klubi nuk dëshiron ta mbajë italianin dhe të ketë dy portierë të nivelit të lartë në skuadër për sezonin e ri.
Thuhet se Donnarumma ishte i hapur për të qëndruar në Paris, por kërkonte një rritje të ndjeshme page për të rinovuar kontratën, çka do ta bënte një nga lojtarët më të paguar në historinë e klubit.