Arsenali i prish punë Interit

- Bota Sot

Arsenali i prish punë Interit

Ademola Lookman është në qendër të vëmendjes këtë merkato vere, me Arsenalin që ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për të. Kjo shumë përputhet me kërkesat e Atalantës për shitjen e kartonit të lojtarit.

Mesfushori ofensiv ka prishur marrëdhëniet me klubin italian dhe ka refuzuar të stërvitet, duke kërkuar largimin e menjëhershëm. Edhe Interi ka bërë një ofertë serioze prej 42 milionë eurosh plus 3 milionë bonuse.

Megjithatë, Atalanta nuk dëshiron ta shesë brenda kampionatit italian.

Tashmë gjithçka varet nga vendimi përfundimtar i lojtarit. Arsenal shihet si destinacioni më i mundshëm nëse Lookman pranon transferimin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot