Marash Kumbulla është kthyer përsëri në epiqendër

- Bota Sot

Marash Kumbulla është kthyer përsëri në epiqendër

Marash Kumbulla është kthyer përsëri në epiqendër të afatit kalimtar në Itali, pasi mbrojtësi shihet si jashtë planeve të trajnerit Xhampiero Gasperini. Edhe në miqësoren më të fundit të Romës ndaj Evertonit, trajneri nuk e aktivizoi mbrojtësin, duke dhënë sinjalet e qarta se duhet të kërkojë një sistemim të ri.

Sipas informacioneve të mediave spanjolle, Espanjoli është gati të mirëpresë futbollistin. “AS” bën të ditur se ka kontakte mes palëve për të realizuar një gjë të tillë, por këtë herë formula duhet të ndryshojë.

Roma kërkon shitjen përfundimtare të lojtarit, jo të huazojë atë për nëj tjetër edicion siç ndodhi më parë.

Përndryshe, të vendoset një klauzolë për detyrimin e blerjes së tij në fund të edicionit, pasi synon të sigurojë të ardhura nga largimi i mbrojtësit për të rikuperuar diçka nga 26,5 milionë eurot që shpenzoi për të.

Por të njëjtat burme theksojnë se këtë herë Espanjol ka rivalitet për firmën me futbollistin pasi një tjetër klub i Serisë A po interesohet për Kumbullën. Kaljari është gati të bëjë lëvizjen e tij për të siguruar mbrojtësin shqiptar, i cili kësisoj do të kishte një vend të garantuar përsëri në elitën e futbollit italian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot