Bolonja shfaq interes për Asllanin

- Bota Sot

Bolonja shfaq interes për Asllanin

Kristjan Asllani ka përfunduar jashtë projektit të Interit dhe largimi i mesfushorit shqiptar nga zikaltërit është i paevitueshëm.

Drejtuesit e Interit e kanë nxjerrë lojtarin në treg, por deri më tani Asllani ka refuzuar ofertat që ka marrë (Sassuolo dhe Betis), pasi pretendon të luajë në një ekipit të Serie A.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Bolonja ka shfaqur interes për mesfushorin në orët e fundit, edhe për shkak të dëmtimit të Lewis Ferguson, që do të qëndrojë 1 muaj larg fushës së blertë.

Marco Di Vaio dhe Giovanni Sartori besojnë se Asllani do ta pranonte me kënaqësi ofertën e skuadrës kuqeblu, e cila do t’i garantonte atij edhe një vend në Europa League.

Aktualisht, nevojiten 18 milionë euro për të bindur Interin, që është shumë, sipas klubit të Bolonjës. Megjithatë, ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë e sigurimit të një marrëveshjeje huazimi në ditët në vijim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot