Portieri shqiptar është pranë firmës me klubin e Serisë A

- Bota Sot

Portieri shqiptar është pranë firmës me klubin e Serisë A

Klubi I Sasuolos ka hyrë në merkato duke kërkuar që të përforcojë radhët e tij me futbollistë cilësorë, meqë është kthyer përsëri në Serinë A. Pak ditë më parë, ai mori një përgjigje negative nga Kristjan Asllani.

Sasuolo ishte gati të bënte një lëvizje për mesfushorin, por u përball me refuzimin e lojtarit i cili kërkon një klub me objektiva madhorë ne Itali për të vazhduar karrierën.

Krejtësisht ndryshe është situata me Arijanet Muriç. Portieri i Kosovës, po bëhet gati t’i japë lamtumirën klubit të Ipsuiç në Angli për t’u transferuar në Itali.

Sipas “Sky Sport”, palët janë shumë pranë akordit dhe firmat nuk duhet të vonojnë, pasi klubi italian kërkon ta ketë në dispozicion që në javën e parë të kampionatit.

Portieri ndiqej edhe nga Monako, por atje do të bënte me siguri rolin e zëvendësuesit, ndaj zgjedhja  e tij ka rënë te Sasuolo ku i jepet garancia se do të luftojë për pozicionin e titullarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot