Fabregas është i mahnitur pas taktikës brilante të Flcik

- Bota Sot

Fabregas është i mahnitur pas taktikës brilante të Flcik

Çesk Fabregas ka pranuar shpesh se modeli i Barcelonës dhe lojës ofensive të saj, është ajo që e frymëzon në drejtimin e Komos. Por këtë radhë kërkon të kopjojë nga katalanaist jo vetëm fazën ofensive të saj.

Sipas “Mundo Deportivo”, ish-mesfushori i katalanasve, është i fiksuar pas taktikës së mbrojtjes së lartë që po përdorin katalanasit nën drejtimin e Hansi Flik.

Një taktikë e guximshme,por që ka rezultuar shpesh efikase duke befasuar edhe skuadra të mëdha si Real Madrid.

Bëhet e ditur se Fabregas ka kërkuar vazhdimisht shpjegime për mënyrën e stërvitjes që ka kryer Flik për të arritur në perfeksionin e taktikës së guximshme dhe pas trofeut “Gamper”, ku Komo përballet pikërisht me katalanasit, ka kërkuar një takim privat me teknikun gjerman.

“Do të dëshiroja që të kaloja 20 minuta me Flik, kam shumë pyetje për t’i bërë”, pranoi Fabregas në një konferencë për mediat para takimit. ” Kanë nëj ide, besojnë te ajo.

Luajnë me një presing të lartë, mbrojtësi i krahut kundër mbrojtësit të krahut. Kurthi i pozicionit jashtë loje është i pabesueshëm, I kam kërkuar Aleks Vaje, i cili ishte me ta në fazën përgatitore të sezonti të kaluar, të më tregojë si ia dalin. Kjo është një gjë e re dhe shumë intensive”, tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot