Esat Mehmeti, legjenda e futbollit të Kosovës.
Portieri që la gjurmë ndër vite.
Është portieri i parë shqiptar nga Kosova që mbrojti në nivelin më të lartë, në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.
Ka qenë portier i Vardarit të Shkupit në edicionin 1974-1975, duke mbrojtur me sukses në Ligën e Parë ish jugosllave.
Ai mbrojti ngjyrat e Llapit të Podujevës, Trepçës së Mitrovicës (1970-1974), Vardarit të Shkupit (1974-1975), Lirisë së Prizrenit (1976-1979), Trepçë (1979-1982) Buduçnostit të Pejës dhe ishte reprezentues i Kosovës.
Portier që la gjurmë dhe i takon familjes kombëtares.
Mehmeti ka qenë trajner i shquar në gjeneratën e sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb.
Emër që gjithmonë do të mbetet në kujtesën e dashamirëve të futbollit.
Legjendë e futbollit, atdhetar dhe burrë i fjalës.
Frymëzim për brezat e rinj.