Fund i lumtur

- Bota Sot

Fund i lumtur

Fund i lumtur në kapitullin Ter Shtegen te Barcelona.

Palët kanë gjetur përsëri gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur paqen mes tyre, edhe falë një takimi të presidentit Laporta me portierin.

Sipas mediave spanjolle, i pari që bëri një hap drejt paqes ishte Mark Andre Ter Stegen.

Ai publikoi në rrjetet sociale një mesazh ku bënte të ditur se kishte autorizuar Barcelonën që të dërgonte në La Liga raportin mjekësor për mungesën e tij, në mënyrë që të ndihmonte financiarisht klubin për të regjistruar portierin e ri.

Pak pas këtij publikimi, Laporta shkoi në shtëpinë e portierit gjerman, në një darkë miqësore që zgjati rreth dy orë. Pas asaj darke, edhe Barcelona komunikoi që kishte mbyllur çështjen disiplinore që kishte hapur kundër portierit dhe ai do të ketë përsëri shiritin e kapitenit.

Kësisoj, sot në fillim të turneut “Gamper”, do të jete Ter Shtegen ai që do të flasë para tifozëve për të prezantuar sezonin e ri, por pritet të shihet si do të jetë reagimi i turmës ndaj tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot