Lëndohet Isco

- Bota Sot

Lëndohet Isco

Mesfushori spanjoll, Isco ka pësuar një lëndim të rëndë.

Ish-ylli i Real Madridit, u lëndua pa filluar ende mirë sezoni, ku pësoi një frakturë në këmbë në ndeshjen e fundit parasezonale ndaj Malagës.

Ai pritet të mungojë jashtë fushës së blertë rreth 3 muaj, me Betisin që do të hedhë sytë në treg për të gjetur një zëvëndësues të tij.

Isco, kishte qenë një nga yjet e Real Betisit sezonin e kaluar, ku bëri 33 paraqitje dhe shënoi plot 12 gola dhe 11 asistime, ku arriti edhe finalen e Conference League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot