Mbrojtësi i qendrës, Nazif Ceka, ka shënuar një moment të paharrueshëm në karrierën e tij të re, duke debutuar në një ndeshje zyrtare me fanellën e Shkëndijë së Tetovës.
:Në minutën e 80-të të sfidës së parë të sezonit të ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ai zëvendësoi Imran Fetain dhe luajti rreth 10-15 minuta, duke kontribuar në fitoren bindëse 5:1 ndaj Shkupit.
Pasi ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e shkollës kuqezi, Ceka realizoi ëndrrën e tij për të luajtur në elitën e futbollit me ekipin e zemrës.
“Është një ëndërr e bërë realitet. Çdo lojtar i rritur te moshat e Shkëndijës e ka këtë moment në mendje.
Kisha luajtur më parë ndeshje miqësore, por të debutoj në një ndeshje zyrtare, para publikut tetovar dhe ‘Ballistëve’, ishte diçka krejtësisht e veçantë,” shprehet 17-të vjeçari pasi regjistroi minutat e parë zyrtarë me fanellën kuqezi.
Me këtë paraqitje, Ceka bën hapin e parë drejt rrugëtimit të tij në futbollin profesionist, ndërsa Shkëndija nis sezonin me energji të re dhe besim tek talentet e shkollës së futbollit", shkruan në faqen e FC Shkëndijes.