Chelsea dhe Milan po përballen në një miqësore mes tyre, e cila po luhet në “Stamford Bridge”.
Chelsea e nis me këtë formacion titullar: Sanchez; James, Chalobah, Tosin, Cucurella; Caicedo, Enzo, Palmer; Gittens, Joao Pedro, Neto.
Milan e nis me këtë formacion titullar: Maignan; Terracciano, Coubis, Tomori, Bartesaghi; Musah, Ricci, Fofana; Saelemaekers, Loftus-Cheek; Leao.
“Blutë” e drejtuar nga Enzo Maresca po udhëheqin 2-0, falë dy golave të shënuar për 3 minuta. Në minutën e 5-të, një top i krosuar në zonë nga Reece James përfundon në rrjetë pas përplasjes me mbrojtësin e Milanit, Andrei Coubis.
Pas 3 minutash, Joao Pedro shënon golin e dytë për të zotët e shtëpisë, pas krosimit perfekt nga Pedro Neto dhe finalizimit me kokë nga sulmuesi brazilian. Në minutën e 19-të, Milan mbetet me 10 lojtarë, pasi Andrei Coubis, pengon Joao Pedro-n, i cili ishte lojtari i fundit në aksion.
Një ndeshje për t’u harruar e gjitha për mbrojtësin rumun të ardhur nga ekipi i të rinjve.