4 gola në 4 javë për Dakun në Rusi

- Bota Sot

4 gola në 4 javë për Dakun në Rusi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën e kampionatit rus.

27-vjeçari arriti të linte gjurmën e tij në minutën e 40-të të sfidës, në humbjen e thellë 5 me 1 që skuadra e Rubin Kazanit pësoi në transfertë ndaj CSKA Moskës.

Ky ishte goli i tretë radhazi dhe i katërti në 4 javë për bomberin shqiptar, që është padyshim lideri i Rubin Kazan këtë edicion.

Në këtë start sezoni, skuadra e Dakut ka arritur të grumbullojë 7 pikë në 4 javë, teksa sulmuesi ynë ka shënuar 7 gola dhe ka pësuar 8 në total.

Një fakt interesant është se të gjitha golat te Rubini i shënojnë futbollistët shqiptarë, 4 Daku, dy Hoxha dhe 1 Shabanhaxhaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot