Armando Broja kthehet si futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares

- Bota Sot

Armando Broja kthehet si futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares

Transferimi te Burnley e ka kthyer sërish Armando Brojën si lojtarin më të shtrenjtë sa i përket futbollistëve të kombëtares së Shqipërisë.

Klubi anglez shpenzoi 20 milion stërlina për të blerë kartonin e sulmuesit nga Chelsea, duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Në fakt, vlerësimi i Armando Brojës ka qenë më i lartë se kaq, por kuotat e tij në merkato kishin rëndë ndjeshëm pas sezoneve të fundit të kushtëzuara nga dëmtimet e rënda.

Në këtë mënyrë, 23 vjeçari kthehet të kryesojë listën e futbollistëve kuqezi me vlerën më të lartë të kartonit, duke kaluar sërish Kristjan Asllanin.

Me valixhet gati për t’i larguar nga Inter, kartoni i mesfushorit vlerësohet 13 milion euro nga siti i specializuar “Transfermark”.

Gjithsesi, klubi zikaltër pretendon të fitojë jo më pak se 15 milion euro nga shitja e tij.

Në vendin e tretë sa i përket lojtarëve shqiptarë më të shtrenjtë qëndron Ernest Muçi.

Sulmuesi që luan me Beshiktash vlerësohet 10 milion euro në merkato, aq sa klubi turk shpenzoi pak sezone më parë për ta transferuar nga Legia e Varshavës.

Pesëshja e parë e këtij kalsifikimi plotësohet me Mirlind Dakun dhe Myrto Uzunin.

I pari, që luan me Rubin Kazan ka një vlerë 8 milion euro, ndërsa tjetri që vendosi ta vazhdojë karrierën me Austin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësohet 7.5 milion euro.

Ndërkohë, dhjetëshja e futbollistëve të kombëtares kuqezi me vlerën më të lartë në merkato vijon me Marash Kumbullën, Anis Mehmetin, Berat Gjimshitin, Ardian Ismajlin dhe Mario Mitaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot