Serxho Ujka “shkund” rrjetën e Anderlecht dhe zhyt në "humnerë" trajnerit Besnik Hasi

- Bota Sot

Serxho Ujka “shkund” rrjetën e Anderlecht dhe zhyt në "humnerë" trajnerit Besnik Hasi

Ka përfunduar kryendeshja e javës së 3-të në “Jupiler Pro League” të Belgjikës mes Anderlecht dhe Zulte Waregem. Në këtë përballje ka dominuar "dramaciteti".

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Waregem me Hedl (30’). Pjesa e dytë është me intesive. Dolberg barazoi nga 11-metërshi (50’), ndërsa në minutën e 69’ erdhi momenti i Serxho Ujka.

Ish-mesfushori i Egnatias gjeti rrugën e rrjetës dhe kaloi përkohësisht në avantazh të tijët. Duhet thënë se për 26-vjeçarin shqiptar ishte goli i parë në këtë aventurë të re.

Por kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi autogoli i Tanghe (74’) barazoi takimin.

Megjithatë Zulte gjeti forcë dhe shënoi golin e fitores në "in-extrem" me Erenbjerg (90+4). Pas kësaj disfate, trajneri i Anderlecht Besnik Hasi rrezikon seriozisht shkarkimin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot