PSG ofron 150 milionë euro për Enzo Fernandez

- Bota Sot

PSG ofron 150 milionë euro për Enzo Fernandez

Paris Saint-Germain po përgatitet të bëjë bum në tregun e futbollit, pasi ka bërë një ofertë marramendëse për transferimin e mesfushorit, Enzo Fernandez.

Sipas mediave franceze, klubi parisien ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh për të transferuar mesfushorin e Chelseat, një paketë e ndarë në 125 milionë euro fikse dhe 25 milionë euro bonuse bazuar në performancën e tij.

Kjo lëvizje vjen pas kërkesës së ish-trajnerit të kombëtares së Spanjës, aktualisht në krye të PSG-së, Luis Enrique, i cili e sheh Enzo Fernández si shtyllë kyçe në mesfushën e skuadrës.

Për PSG-në, ky pretendim për shifrën rekord pas një sezoni triumfues dhe arritjes në finalen e FIFA Club World Cup 2025 nuk duket aspak i tepruar, duke pas parasysh ambiciet e mëdha evropiane.

Nëse kjo ofertë konfirmohet, do të përbënte një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Premier Leagues.



Lexoni të gjitha në Bota Sot