Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkendija e Tetovës, ka zbarkuar në Baku, ku do të ndeshen me ekipin Qarabag të martën në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të kualifikueseve të Champions League.
Edhe pse në ndeshjen e parë të luajtur në Shkup, kampioni i Azerbajxhanit fitoi me rezultat minimal 1:0, ekipi i Jeton Beqirit ka rast për të befasuar favoritin.
Ndeshja e kthimit do të jetë një motivim për djelmoshat e skuadrës shqiptare.
Shkëndija është e maksimalisht e përgatitur për sfidën e kthimit në Baku.