Dronët e operuar nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) kreu sot një sulm ndaj rafinerisë së naftës Lukoil në Republikën ruse Komi, e cila ndodhet dy mijë kilometra nga kufiri ukrainas.
Informacioni u konfirmua nga burime në shërbimin e inteligjencës ukrainase, shkruan Ukrainska Pravda.
Objekti i synuar në Komi është thelbësor për furnizimin e forcave ruse me karburant dhe lubrifikantë.
Burimet e inteligjencës ukrainase zbuluan se dronët goditën një rezervuar për produktet e naftës.
Po ashtu, u dëmtua një njësi përpunimi gazi dhe kondensate gazi që përdoret për të prodhuar propan-butan dhe benzinë.