Mesfushori me origjinë shqiptare, Enis Bardhi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te skuadra e Koniasporit.
30-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 33-të, në duelin ndaj Ejupspor. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0:3 për skuadrën e Bardhit.
Protagonist në këtë duel u bë edhe ish-futbollisti i Egnatias, Ibrahimoglu, i cili asitoi te goli i parë i shënuar nga Najir në minutën e pestë.
Vlen të theksohet fakti se futbollisti turk, në vitin 2024, shënoi golin e fitores me fanellën e Egnatias, në finalen ndaj Partizanit, duke iu dhuruar titullin e parë në histori rrogozhinasve.