Slot: Nëse kundërshtari humbet dy penallti…

- Bota Sot

Slot: Nëse kundërshtari humbet dy penallti…

Liverpooli ka mbetur me një shije të hidhur pas humbjes së trofeut të parë të sezonit kundër Crystal Palace, një fitore surprizuese.

Trajneri i ‘Reds’, Arne Slot, foli në lidhje me humbjen e tyre në Community Shield.

“Ne u përballëm me një ekip të mirë. Ata na shkaktuan probleme sezonin e kaluar dhe e bënë këtë përsëri sot. Ne arritëm të krijonim më shumë raste se zakonisht kundër ekipeve që rrinë prapa. Por të pësosh dy gola është shumë, veçanërisht nëse më pas gjuan penalltitë siç bëmë ne”.

Për nënshkrimet e reja Florian Ëirtz dhe Hugo Ekitike: “Ata janë lojtarë për të cilët kemi shpenzuar shumë para, por pikërisht për këtë arsye ata dinë si ta përballojnë presionin. Të dy luajtën një ndeshje të mirë”.

Sa i përket notës së hidhur të mbrëmjes: “Nëse skuadra tjetër humbet dy nga pesë penalltitë, pret të fitosh, por ne nuk e bëmë. Mo Salah zakonisht shënon, Alexis Mac Allister zakonisht shënon dhe Harvey Elliott zakonisht shënon gjithashtu”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot