Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit ka shënuar fitoren e dytë rresht në dy javët e para në Kampionatin e Malit të Zi.
Fituesi i Kupës së Malit të Zi, ka shënuar fitore në Bjellopolje me rezultat 1:0 ndaj Jedinstvo Franca.
Gjithçka u vendos në finish të takimit me golin e futbollistit Asmir Kajeviç.
Futbollisti i skuadrës shqiptare shënoi në minutën e 82-të. Vendasit mbeten pa një lojtar nga minuta e 72-të, Shekullarac u përjashtua me karton të kuq, ky ishte një kapital i madh për skuadrën shqiptare.
Sutjeska kryeson me 6 pikë sa ka edhe Deçiqi në vend të dytë dhe Jedinstvo është në fund me 0 pikë.