Barcelona e deklason skuadrën e reprezentuesit të Kosovës, Mërgim Vojvodës!
Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në miqësore ndaj Comos me rezultatin e thellë 5:0.
Qysh në pjesën e parë skuadra katalunase e vulosi këtë takim, duke shënuar katër gola.
Fillimisht ishte mesfushori, Fermin Lopez që shënoi dy gola në minutat 21’të dhe 35’të.
Kurse dy gola tjerë në pjesën e parë i shënuan, Raphinha dhe Lamine Yamal.
Në pjesën e dytë, Lamine Yamal shënoi golin e dytë personal dhe të pestin në këtë ndeshje.