Kancelari Friedrich Merznuk e konsideron aspak kthesë parimore në raportet gjermano-izraelite vendimin e qeverisë për ndërprerjen e pjesshme të furnizimeve me armë për Izraelin.
"Ne kemi një mospërputhje – dhe kjo ka të bëjë me veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Por miqësia i përballon edhe mospërputhjet", tha kancelari i Gjermanisë në intervistë për televizionin publik ARD.
Republika Federale prej 80 vjetësh është e palëkundur në anën e Izraelit, tha kancelari: "Në këtë drejtim asgjë nuk do të ndryshojë."
Merz druan se mund të ketë qindra mijëra viktima
Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Izraelin që ky të mbrohet, theksoi Merz. Por nuk mund të furnizojmë armë për një konflikt, që aktualisht po synohet të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake. Kjo mund të shkaktojë qindra mijëra viktima civile dhe presupozon evakuiimin e qytetit të Gazës në tërësi. "Ku do të shkojnë këta njerëz?", pyeti Merz. "Këtë ne nuk mund ta bëjmë, nuk do ta bëjmë dhe as unë nuk do ta bëj."
Të premten (08.08.2025) qeveria gjermane njoftoi, se për një periudhë të papërcaktuar nuk do të furnizojë më Izraelin me armatime, që mund të përdoren në Rripin e Gazës.Ky vendim ka të bëjë me planet e Izraelit për të zgjeruar operacionin ushtarak dhe për të marrë qytetin e Gazës.Ndaj këtij vendimi të qeverisë pati kritika edhe nga Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani, por edhe nga vet pjestarë të partisë kristiandemokrate të kancelarit Merz dhe partisë simotër kristiansociale.
Merz tha, se ka pasur një vendim të kabinetit të sigurisë të Izraelit, për ta "ashpërsuar edhe një herë" konfliktin ushtarak në Rripin e Gazës. "Ndaj këtij vendimi ka pasur edhe një reagim, për të mos furnizuar më armë, që kanë të bëjnë me këtë konflikt."Ky diskutim për një hap të tillë, sipas tij, është zhvilluar prej shumë javësh. Kancelari theksoi, se parimet e politikës gjermane ndaj Izraelit nuk kanë ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojnë.
Netanjahu i përmbahet vendimit
Plani izraelit për të marrë qytetin e Gazës ka ngjallur kritika të ashpra në nivel ndërkombëtar e madje edhe brenda vet Izraelit. Megjithatë kryeministri Benjamin Netanjahu i përmbahet këtij vendimi. Sipas tij, planet e miratuara të natën e së premtes nga kabineti i sigurisë në Izrael janë "rruga më ë mirë, për ti dhënë fund luftës, dhe rruga më e mirë për ti dhënë fund shpejt asaj", deklaroi Netanjahu të dielën (10.08.2025) para gazetarëve.
Duke iu referuar sundimit të Hamasit radikal-islamik në Gazë, Netanjahu bëri të qartë, se nuk ka alternativë tjetër, veçse "ta përfundojmë këtë punë". Ai e argumenton këtë me faktin, se grupimi palestinez refuzon të dorëzojë armët. Hamasi nga një sërë shtetesh, ndër to edhe nga Gjermania, klasifikohet si organizatë terroriste.
Planet e reja për një ofensivë kanë si objektiv dy epiqendrat e Hamasit, që ende ekzistojnë në Rripin e Gazës. Po ashtu, sipas Netanjahut, po shqyrtohen edhe "plane kreative", për ti çliruar pengjet, që ende mbahen prej Hamasit.
Netanjahu siguroi, se ai nuk do ta zgjasë luftën. Izraeli do të mundësojë "korridore të sigurta" për "furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave" në territoret palestineze në Mesdhe.
Hamasimë 7 tetor 2023 sulmoi brutalisht rajonin ku zhvillohej një festival pop në jug të Izraelit. Lufta që u shkaktua si rrjedhojë në Rripin e Gazës ka çuar në një katastrofë humanitare, edhe pse Izraeli vazhdimisht i bllokon furnizimet me ndihma për në territoret palestineze. Hamasi mban nën dhunën e tij rreth 50 pengje nga Izraeli. 20 prej tyre duhet të jenë ende gjallë./DW