Barcola refuzon dy gjigantët evropianë për t’i qëndruar besnik PSG-së

- Bota Sot

Barcola refuzon dy gjigantët evropianë për t’i qëndruar besnik PSG-së

Ndërsa sezoni i ri po afrohet, Paris Saint-Germain ka marrë një konfirmim të rëndësishëm, pasi Bradley Barcola do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.

Sulmuesi francez 22-vjeçar ka vendosur të mos pranojë ofertat e ardhura nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, përfshirë Liverpoolin dhe Bayern Munichun.

Le10sport ka bërë të ditur se Barcelona është i përkushtuar për të vazhduar rrugëtimin e tij në Parc des Princes.

Drejtuesit e PSG-së kanë konfirmuar gjithashtu se gjatë këtij afati kalimtar veror kanë refuzuar disa oferta konkrete për ish-lojtarin e Olympique Lyon. Vendosmëria e Barcolës për të mbetur pjesë e projektit sportiv të klubit ka bërë që edhe klubet e tjera të tërhiqen nga gara për shërbimet e tij.

Barcola nuk ka shfaqur asnjë shenjë zhgënjimi, pavarësisht se sezonin e kaluar u aktivizua shpesh si zëvendësues. Përkundrazi, ai ka treguar gatishmëri të plotë për të luftuar për një vend titullari në formacionin e Luis Enriques.

Statistikat e tij janë mbresëlënëse pasi në 64 paraqitje gjatë sezonit të kaluar, ai realizoi 21 gola dhe dhuroi 20 asistime.

Ky kontribut i konsiderueshëm ka bindur drejtuesit e PSG-së se lojtari është një aset i rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

Duke u mbështetur në formën dhe potencialin e tij, PSG e sheh Barcolën si një element kyç për objektivat e sezonit të ri, si në Ligue 1 ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot