Një i vdekur dhe 29 të lënduar nga tërmeti që goditi Turqinë, vjen reagimi i Erdoganit

- Bota Sot

Një i vdekur dhe 29 të lënduar nga tërmeti që goditi Turqinë, vjen reagimi i Erdoganit

Turqia u trondit të dielën nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir në Turqinë perëndimore.

Tërmeti u mat në një thellësi prej 11 kilometrash.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se një person 81-vjeçar humbi jetën pasi u nxor nga një ndërtesë e shembur.

Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Njëzet e nëntë të tjerë që u lënduan janë shpëtuar gjithashtu, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Vlerësimet fillestare tregojnë se 16 ndërtesa në 68 lagje janë shembur si pasojë e tërmetit dhe lëkundjeve pasuese.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij ndaj të gjithë të prekurve, duke thënë se do t’i ndjekë nga afër zhvillimet. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot