Rekomandohen institucionet publike e private për masa mbrojtëse nga vapa për punëtorët gjatë kësaj jave

- Gazeta e Prizrenit

Rekomandohen institucionet publike e private për masa mbrojtëse nga vapa për punëtorët gjatë kësaj jave
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 11 – 15 gusht 2025.
“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta. Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, shkruan në njoftimin e Ministrisë.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit