Tani nuk ka më dyshime për llojin e sulmuesit që kërkon Fiorentina, pas fjalëve të Stefano Piolit në përfundim të ndeshjes kundër Manchester United: “Na duhet një sulmues që di të marrë thellësinë”.
Duke u kthyer dy muaj pas, kur klubi vjollcë nuk ishte i sigurt nëse do ta mbante Moise Kean, kuptohet se nevoja nuk është më një zëvendësues i tij, por një zëvendësues i vërtetë i sulmuesit kryesor të kombëtares italiane.
Mes kandidatëve më konkretë, shkruan sot “Corriere dello Sport”, bie në sy Cristian Shpendi, sulmues i ri shqiptar i Cesena, i konsideruar zgjidhja ideale për të shmangur gabimin e verës së kaluar, kur nuk u mor një zëvendësues për Kean.
Shpendi, i lindur më 2002, shihet si profili i duhur: i ri, premtues dhe i aftë të rritet së bashku me skuadrën, duke përfaqësuar zgjidhjen e mesme perfekte për Fiorentinën.