Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës në Kalanë e Prizrenit, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, kur gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar disa lloje të substancave të dyshuara narkotike.