Alegri feston 58-vjetorin e lindjes, Juventusi nuk harron ta urojë - asnjë reagim nga klubi i Milanit

- Bota Sot

Alegri feston 58-vjetorin e lindjes, Juventusi nuk harron ta urojë - asnjë reagim nga klubi i Milanit

Masimiliano Alegri nuk u nda në kushtet më të mira me Juventusin, por e kaluara nuk harrohet lehtë dhe kështu bardhezinjtë donin t’i bënin homazh trajnerit aktual të Milanit në ditën që ai mbush 58 vjeç.

Në fakt, një foto e trajnerit nga Livorno u shfaq në profilin “X” të “Zonjës së Vjetër”, e shoqëruar me këtë përshkrim: “Gëzuar ditëlindjen Maks!”.

Ndërsa kuqezinjtë ende nuk e kanë uruar teknikun e tyre në rrjetet sociale.

Alegri tani duhet të përqendrohet te problemet e skuadrës, të cilët u mposhtën 4-1 në një miqësore nga Çelsi dhe së shpejti do ta fillojnë sezonin e tyre pa një sulmues për të qenë partner i Santiago Gimenez, i cili aktualisht nuk ka alternativë të vërtetë. E vetmja mundësi është Leao, i cili, megjithatë, është përshtatur me atë rol.



Lexoni të gjitha në Bota Sot