Mbrëmjen e sotme do të luhen disa ndeshje shumë të rëndësishme në raundin e 3-të të Champions League.
Shkëndija e Tetovës është një prej ekipeve që do të kërkojë kualifikimin për në “Play-Off”.
Ekipi shqiptar do të luajë në transfertë ndaj Qarabaag, ku kuqezinjtë do të luajnë “all-in” vetëm për fitoren dhe kualifikimin.
Shkëndija do të synojë përmbysjen e rezultatit të ndeshjes së parë, e cila ka përfunduar 1-0 në favor të ekipit nga Azerbajxhani.
Kjo sfidë është parashikuar të startojë në orën 18:00 dhe që merr vëmendjen e tifozëve shqiptarë.