Vllaznia sfidon sot ekipin e Kategorisë së Parë

- Bota Sot

Vllaznia sfidon sot ekipin e Kategorisë së Parë

Vllaznia do të zbresë ditën e sotme në fushën e lojës. Shkodranët do të presin në “Loro Boriçi” skuadrën e Kukësit.

Ekipet mes tyre do të luajnë një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri.

Duel ky që do të startojë në orën 18:00 dhe që rikthehet edhe iher emocionet e përplasjeve të dikurshme mes shkodranëve dhe kuksianëve.

Duel që mungonte prrej 2 vitesh, pasi siç dihet Kukësi do të luajë sezonin e dytë në Kategorinë e Parë.

Një sfidë miqësoreje që do t’u shërbejë trajnerëve të shikojnë gjendjen e futbollistëve dhe ecurinë e përgatitjeve për sezonin e ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot