Tirana vazhdon të përforcojë organikën në prag të sezonit të ri. Klubi bardheblu sapo ka zyrtarizuar blerjen e brazilianit Eliton Júnior.
Mesfushori sulmues është aktivizuar më herët në Gjeorgji, Suedi, Finlandë, Bullgari.
Së fundi 27-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës Amazonas në Brazil.
“Eliton Júnior është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Braziliani 27-vjeçar vjen me një përvojë të gjerë ndërkombëtare duke i shtuar vlera kontigjentit bardh’ e blu.
Júnior i është bashkuar grupit në seancat stërvitore️ për të marrë ngarkesat e duhura në nisjen e sezonit të ri”” shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.