Lewandowski i tha “PO” kalimit te Man Utd, por transferimi nuk ndodhi kurrë – polaku zbulon pse

- Bota Sot

Lewandowski i tha “PO” kalimit te Man Utd, por transferimi nuk ndodhi kurrë – polaku zbulon pse

Robert Lewandowski ka zbuluar arsyen pse nuk u transferua kurrë tek Manchester United, pavarësisht se kishte pranuar një transferim në Ligën Premier.

Në vitin 2010, Blackburn Rovers dështoi të nënshkruante me sulmuesin polak për shkak të një reje vullkanike nga Islanda, e cila kishte pezulluar fluturimet drejt Anglisë. 

Por së fundmi është zbuluar se Lewandowski ishte shumë pranë kalimit në Angli dy vite më vonë, në vitin 2012, pasi kishte realizuar sezonin e tij të parë me 30 gola te Borussia Dortmund.

Në atë kohë, lojtari kishte hyrë në radarët e Sir Alex Ferguson dhe Manchester United, madje ishte arritur një marrëveshje verbale mes palëve. 

“Për Manchester United vendosa dhe thashë ‘po’. Doja të shkoja te Manchester United, të takoja Alex Ferguson”. 

“Por Dortmund nuk mund të më shiste. Ata e dinin që nëse do të qëndroja, mund të fitonin më shumë para dhe që unë mund të prisja edhe një ose dy vite të tjera. Por është e vërtetë që i thashë ‘po’ Unitedit”, ka thënë sulmuesi polak. 

Lewandowski qëndroi edhe dy sezone të tjera te Dortmund përpara se të transferohej te Bayern Munich në vitin 2014. 

Ai do të shënonte 344 gola për Bayernin gjatë tetë viteve të tij në Bavari, duke fituar tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve dhe duke u bërë një nga sulmuesit më të suksesshëm në historinë moderne të futbollit europian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot