Galatasaray luan me nervat e Interit

- Bota Sot

Galatasaray luan me nervat e Interit

Galatasaray e shikon me interes “pazarin” me Interin. Pas tentativës së parë jo shumë të fortë për Hakan Calhanoglu, klubi turk ka vënë në shënjestër dy lojtarë kryesorë zikaltër; Benjamin Pavard dhe Yann Sommer.

Sipas asaj që raporton “Fotomac”, Galatasaray ka kontaktuar agjentët e të dy lojtarëve dhe më pas ka dorëzuar ofertë zyrtare për Interin. Ideja e klubit turk është të marrë Sommer falas dhe Pavard me huazim, por kjo ofertë nuk është pritur mirë nga Interi.

Klubi zikaltër është i prerë; për Pavard pranon vetëm shitje të përhershme ose me detyrim blerjeje, sepse do të sigurojë të ardhura për merkaton. Huazimi pa detyrim blerjeje nuk është i preferuar.

Gjithashtu për Sommer situata është e ngjashme. Interi nuk dëshiron ta lëshojë portierin zviceran falas, veçanërisht pa pasur një zëvendësues me cilësi të njëjtë. 

Nëse Galatasaray dëshiron vërtet të marrë dy lojtarët në fjalë, duhet ta rishikojë ofertën dhe të përputhet me kërkesat financiare të Interit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot