David Coote është pezulluar për tetë javë nga Federata Angleze e Futbollit. Ai u ndëshkua zyrtarisht për komente abuzive ndaj trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Komentet u bënë në një video të korrikut 2020, e publikuar në rrjetet sociale në nëntor 2024. FA deklaroi se Coote kishte shkelur rregullin E3.1 për sjellje të papërshtatshme dhe fjalë ofenduese.
Gjithashtu, ai akuzohet për shkelje të rëndë të rregullit E3.2 për referenca ndaj kombësisë së Klopp.
Përveç pezullimit, ai duhet të ndjekë edhe një program “riedukimi”. Coote e pranoi fajësinë për shkeljet e konstatuara nga Komisioni Rregullator i Pavarur. UEFA e ka përjashtuar atë nga drejtimi i ndeshjeve evropiane deri në qershor 2026.