Jose Mourinho e do tek Fenerbahçe yllin e Arsenalit

- Bota Sot

Jose Mourinho e do tek Fenerbahçe yllin e Arsenalit

Jose Mourinho ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Oleksandr Zinchenko te Fenerbahce, ndërsa Arsenal ka vendosur të ulë kërkesat financiare për mbrojtësin ukrainas. 

Trajneri portugez, i cili këtë verë synon të përforcojë ndjeshëm skuadrën pas përfundimit të sezonit në vendin e dytë në Superligën e Turqisë, 11 pikë pas kampionëve të Galatasaray, ka pasur një afati kalimtar të suksesshëm deri tani, duke sjellë emra si Jhon Duran, Sofyan Amrabat dhe Milan Skriniar. 

Por Mourinho kërkon përforcime të tjera para se të mbyllet afati kalimtar, dhe ka miratuar lëvizjen për yillin e Arsenalit, i njohur për shkathtësinë dhe përvojën e tij në Ligën Premier. 

Sipas gazetarit turk Sercan Hamzaoglu, Fenerbahce ka dorëzuar një ofertë zyrtare për Zinchenkon, dhe bisedimet mes palëve po avancojnë me shpejtësi. 

Edhe pse shuma e ofertës nuk është zbuluar ende, Hamzaoglu thekson se Arsenal kërkon rreth 13 milionë euro, një vlerë më e ulët se ajo që kërkonte më herët gjatë verës, kur për Zinchenkon kishte interes edhe nga Milan. 

Zinchenko ndodhet në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me “Topçinjtë”, ndërsa ka fituar katër tituj të Ligës Premier gjatë karrierës së tij në Angli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot