Ekipi i Superligës pret gjigantët e Bayern Munih, por mungon kapiteni shqiptar

- Bota Sot

Ekipi i Superligës pret gjigantët e Bayern Munih, por mungon kapiteni shqiptar

Sot në orën 18:00 do të mbahet miqësorja mes Grasshoppers dhe Bayern Munich.

Ndeshja do të zhvillohet në Zyrih, teksa ky do të jetë testi i fundit për ekipin e Vincent Kompani para Superkupës së Gjermanisë ndaj Stuttgart.

Mesfushori shqiptar Amir Abrashi në pozitën e kapitenit të Grasshoppers nuk do të jenë në gjendje të ndihmoi shokët e skuadrës kundër bavarezëve, për shkaka të problemeve fizike.

35-vjeçari shqiptar ka kontratë me klubin nga Superliga zviceriane deri në verën e vitit 2026.

Vlen të përmendim se Abrashi ka pasur shansin të dueloj ndaj Bayernit gjatë periudhës kur inkuadrohej me Freiburg në Bundesligë.        .



Lexoni të gjitha në Bota Sot