Partizani ka përforcuar repartin e mesfushës me një transferim nga Afrika e Jugut.
Bëhet fjalë për Rowan Human i cili është afrimi më i ri i “Demave të Kuq” në këtë merkato.
Lajmin për transferimin e mesfushorit 24-vjeçar e ka bërë të ditur vetë Partizani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Vlera aktuale e Human në “Transfermarkt” është 850 mijë euro.