Besart Ibraimi gati për një jubile të veçantë sot në garat europiane!

- Bota Sot

Besart Ibraimi gati për një jubile të veçantë sot në garat europiane!

Besart Ibraimi, edhe pse në moshtë të shtyrë, ai vazhdon të bëjë dallimin në momente të caktuara në fushën e blertë, madje edhe në garat ndërkombëtare.

Futbollisti nga Kërçova, që do të mbahet mend gjatë kohë në futbollin maqedonas, si golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Parë, të njëjtën gjë vazhdon ta bëjë edhe në arenën ndërkombëtare.

Me 29 gola të shënuar deri më tani, Ibraimi rezulton të jetë futbollisti vendor me më shumë gola në arenën ndërkombëtare.

Ai 13 gola ka shënuar në 27 ndeshje eliminatore të Liga Europa, 8 gola në 19 ndeshje eliminatore të Ligës së Kampionëve, ndërsa 8 gola të tjerë ka realizuar në 10 ndeshje eliminatore të Ligës së Konferencës.

Sonte kundër Qarabag, Ibraimi do të kërkojë golin e tij të 30 jubilar në ndeshjet europiane, aty ku gjithsej numëron 56 ndeshje.

Ndeshja, Qarabag-Shkëndija, starton në ora 18:00 sipas kohës sonë lokale dhe 20:00 me kohën në Azerbejxhan. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot